javë pas jave
Pershendetje Besa,
Pas lindjes, nese e ke beben ne gji, per shkak te prodhimit te nje hormoni qe quhet prolaktine, nuk ndodh ovulacioni. Pasi qe nuk ke ovulacion, nuk lirohet qeliza veze. Shtatzenia ndodh kur bashkohet qeliza veze me spermatozoidin. Ti thua qe ke pasur marredhenie tri jave pas lindjes, gjasat jane jashtezakonisht te vogla qe ti te jesh shtatzene.
Megjithate eshte koha kur duhet te beni nje vizite tek gjinekologu. Është një mundësi e mirë që të kërkoni përgjigje në cilëndo pyetje që mund të keni. Në këtë vizitë:
Mjeku e mat peshën tende. Nënat të cilat ushqejnë fëmijën me gji, humbin peshë më shumë.
Bëhet analiza e urinës për të parë a po punojnë veshkat si duhet dhe a ka infeksion.
Bëhet analiza e gjakut. Nëse je e lodhur tregoni mjekut.
Matet shtypja e gjakut.
Kontrollohet tkurrja e mitrës dhe qepja.
Tregoji mjekut nëse ke dhimbje apo ndonjë problem tjetër me gjinjtë.
Mjeku te pyet a ke rrjedhje nga vagina apo a ju kanë ardhur menstruacionet.
Kjo është një mundësi e mirë që te diskutosh me mjekun rreth metodës së kontracepcionit më të përshtatshme për ty.
Nëse nuk ke bërë PAP test në tri vitet e fundit, mjeku do te te këshillojë që të shkosh sërish kur të kenë kaluar 3 muaj pas lindjes për ta bërë këtë test.


Pershendejte, desha te pyes se a eshte e mundur te mbetem shtatzene pas javes se trete te lindjes ende me gjakderdhje? Tani kam 8 jave qe kam lindur femiun e pare, dmth ne javen e 3 kisha marredhenie, ka qe 2 dite qe kam nje sekret te bardhe nga vagina edhe me ere karakteristike, te njejten e kam pasur ne shtatzenine e pare?!