Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzenise

Nena sot isha per vizite tek gjinekologu,pasi kisha pak sekrecione kafe dhe kisha frike meqe para 3 muajsh kam pas dhe nje abort spontan.Me dha ilace,por me beri pershtypje fakti se nuk me caktoi sa javesh jam,pasi une te fundit i kam pas me 16 dhjetor dhe pretendoja te pakten te jem 5 javesh,ndersa ai me tha qe je me pak ose ndoshta dyshoi per ndonje moszhvillim te femise se me tha te shohim pas 10 ditesh.Si mendoni ju a ju ka ndodhur ndonjehere sepse jam shume ne merak pasi nuk dua ta humbas perseri femijen

Ana Ana (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Nëse data 16 dhjetor 2013 ka qënë dita e parë e gjakrrjedhjes së fundit të ciklit menstrual, atëherë më datë 30 janër 2013 shtatzënia është në javën e 6-të plus tre-katër ditë. Në këtë periudhë të shtatzënië, po themi se je në javën e 7-të të saj, ajo duhet të dallohet qartë edhe me sondë abdominale/nga barku. Me qetësi ndiq këshillat e mjekut që të ka bërë ekografinë dhe paraqitu tek ai për të rivlerësuar shtatzëninë në ditën që të ka thënë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti