Ac.Anti-cmv igg
Ina .....
(12 vite më parë)
Përshëndetje Ina
CMV igg tregon se e ke kaluar këtë infeksion dhe je e imunizuar kundrejt këtij infeksioni. Formula e gjakut përsa përshkruan, tregon mundësinë e pranisë së një infeksioni tjetër ose të një problemi tjetër i cili duhet sqaruar. Të këshilloj që përpara se të nisësh shtatzëni, duhet të gjendet shkaku i infeksionit dhe të trajtohet ai.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Une dua te nis nje shtatzani. E kam per here te pare. Kam bere analizat si fillim dhe me ka dale ac.Anti-cmv igg 48.0 pozitiv. Gjithashtu ne analizat e gjakut komplet me ka dale mono% 9.40 i larte,, dhe mxd% (mono+eo+bz) 11.70 i larte. Gjithashtu tek teste koagulimi rezultati me ka dale 115.00 %. A kane ndonje problem keto per fillimin e nje shtatzanie? Ju faleminderit.