Rreth fetusit
Gerta
(15 vite më parë)
Pershendetje Gerta,
Shtatzenia ndodh kur bashkohet qeliza veze me spermatozoidin. Fillimisht ne miter me eko shihet vetem qesja e shtatzenise dhe me vone ne brendi te kesaj qeseje mund te shihet edhe embrioni. Embrioni fillimisht shihet vetem si nje pike e bardhe e cila rritet vazhdimisht. Pak para javes se 7 duhet te shihet embrioni dhe zemra duke rrahur.
Mos u shqeteso, prit edhe nje jave dhe perserite ekzaminimin ultrasonografik. Ne ekzaminimin e ardhshem do te shihet embrioni. Nderkohe, shenje rreziku eshte gjakderdhja. Prandaj, nese ke gjakderdhje patjeter konsultohu me gjinekologun.
Pershendetje, une jam 5 javeshe shtatzene, sot bera viziten e pare tek gjinekologu dhe problemi qendron qe nuk ka nje fetus te zhvilluar, ne analizat e gjakut del qe jam 5 javeshe shtatzene. Ju lutem mund te me thoni kjo gje te con drejt abortit dhe ndikon ne ngeljen tjeter te shtatzenise nuk e di pasojat qe sjellin kete? Ju lutem me ktheni nje pergjige!