Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Perdorimi i betadine

Pershendetje doktoresh un kam pasur sekrecione kafe me 23.01 dy her dhe me 28.01. Perseri pata dhe shkova tek mjeku jam ne javen e 6 shtatzane dhe me tha te pertori folan 2x1 utrogestan 2x1 dhe me qiti betadine 200 mg vaginale a jan te demshme keto betadine vaginale pasi qe po kam frik mi perdor ju lus per pergjigjeje

Besiana Xh (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besiana

Me utrogestanin mjeku tenton t’i shmagesh një aborti të mundshëm. Folani, apo acidi folik është shumë i domosdoshëm të përdoret deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë, sepse parandalon ndonjë problem të mundshëm negativ të tubit neural të bebit. Betadinën mjeku e ka dhënë si disifektues, por unë të rekomandoj të mos e përdorësh dhe përdor ndonjë preparat tjetër disifektues. Të tre preraratet nuk kanë influencë negative, përkundrazi ndihmojnë për një ecuri të mirë të shtatzënisë.

Shtatzëni të mbarë.

/komuniteti