Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pap test dhe strisha

E nderuar doktoreshe, me analizen e pap testit dhe strishes a mundet mu dallu a ka cista ose mioma, edhe me an te ultrazerit a dallohen apo duhet ekzaminim tjeter te posaqeshem per to, un kam bere pap test dhe strisha, un nuk kom pyt mjekun se a i kam ato lloj cista ose mioma, mjeku me tha qe qdo gje eshte ne rregull dhe mundesh me fillu me provu per shtatzani, ju pershendes shume.

Julka J (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Julka

Analiza e strishos vaginale tregon shkallën e pastërtisë vaginale dhe praninë e ndonjë infeksioni të munadshëm. Pap-testi tregon praninë e ndryshime qelizore në qafën mitrës. Pra, me këto dy ekzaminime nuk është e mundur të vlerësohet gjendja e vezoreve dhe mitra në tërrësi dhe kavitëti uterin.

Vlerësimi i vesores për prani të kisteve dhe vlerësimi i mitrës për prani të miomave, bëhet me ekzaminim ekografik.

Gjithë të mirat.

/komuniteti