Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Humbja e peshes

Pershendetje Doktoresh,une jam shtatzane 16+3 dhe suke nisur nga java e 6 e deri ne javen e 14 kam qen vetem me te vjella e dhimbje stomaku,ushqimin nuk arrija ta shikoja dot me sy e per kete arsye kam humbur 10kg, gjinekologia me ka dhen qe te perdorja suposto biochetas sepse nga goja e kisha te pamundur ti merrja, duhet te theksoj qe acido folico e pija naten para se t shtrihesha se gjate dites e nxirrja direkt, para 2 javeve isha te doktoresha e me peshoj e me dha vitaminat te tjera pasi ato me mbaruan ishin MULTIFOLICO, me beri e ekografi e cdo gje ishte ok, po ajo qe me shqetson akoma eshte se dje isha prap e kisha humbur perseri 1.5 kg, a eshte normale kjo? Une bebin e kam ndjer qe leviz edhe pse levizje shume te vogla se esht normale ose gjate dites vendos doren te barku e ndjej zemren qe pulson. Shume Faleminderit

Jurida Juri (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jurida

Humbja në peshë gjatë shtatzënisë nuk është normale. Zakonisht të vjellat apo gjendja e të përzjerrave vazhdojnë deri në fund të javës së 12-të.

Të këshilloj të zbatosh udhëzimet e mëposhtme: - Evito marrjen e lëngjeve në mëngjes kur stomaku është bosh; - konsumo ushqime të thata si biskota, bukë të thekur etj; - Nuk duhen të konsumosh ushqime që nuk të pëlqejnë edhe pse mund t’ju bëjnë mirë. Është mjaft e lehtë p.sh, që të zhvillohet ndjenja e mos pëlqimit të mishit, prandaj mos e merr nëse nuk të pëlqen; - Vaktet ushqimore, të bëhen të shpeshta dhe me sasi jo të mëdha; - Edhe përdorimi i medikamente është i nevojshëm në këto raste si preparati që ka përshkruar mjekja; - Mund të ndryshosh ambjentin që qëndron dhe jeton sepse shpesh personat që qëndrojnë pranë shtatzënës me përkujdesjen e tyre të tepruar, i përkeqësojnë këto simptoma.

Megjithë këshillat e mësipërme, drejtohu në spital për të vlerësuar gjendjen si për shëndetin tënd ashtu dhe për ecurinë e shtatzënisë, sepse rastet e tilla në klinikën ku unë punoj i trajtojmë me rregjim hospitalor me perfuzione me sasi të shtuar, me qëllim që të ketë furnizim të mirë me lëngje si nëna ashtu dhe bebi.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti