Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e forta te shpines

Pershendetje doktoreshe! Jam 25 vjec dhe jam shtatezene ne javen e 17+2. Problemi eshte se une kam nje pune ne te cilen me duhet te rri ulur gjithe diten dhe rrugen ne mengjes e bej me makine. Ndersa kthimin ne kembe nga zogu zi deri ne tirane te re. Mirepo ne trecer te rruges me fillojne kontraktime ne fund te barkut te tipit dhimbje muskulare dhe kur iki ne shtepi pasi shtrihem per tu shlodhur me kapin dhimbje te forta shpine dhe bllokime kur leviz. Perse ndodh kjo dhe cfare duhet te bej per ti shmangur keto dhimbje. Faleminderit paraprakisht !

Dorina Shkurti (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorina

Disa këshilla për të dominuar dhimbejn që ankon.

Ruaj shtimi normal të peshës trupore, duhet rritur kujdesin e kontrolluar atë; - Nëse qëndrimi ulur duhet të zgjasë, atëherë duhet të lëvizësh herë pas here duke ndruar pozicion ose duke u ngritur për të bërë disa hapa; - Evito ecjet e gjata në këmbë sidomos në këto ditë të ftohta dimri; - Mbath këpucë të sheshta, për të shpërndarë në mënyrë të barabartë peshën e trupit; - Shmang plotësisht, ngritjen dhe mbajtjen e peshave të rënda. Peshat e lehta mund t’i ngresh nga dyshemeja jo duke u përkulur, por duke u ulur galiç dhe duke e mbajtur objektin ngjitur me trupin; Ballanco peshat midis dy shportave apo qeseve kur bën pazar, në mënyrë që ngarkesa të shpërndahet e barabartë në kolonën vertebrale; - Në qëndrimet ulur apo shtrirë, kërko një pozicion të përshtatshëm që të evitohet presioni i bebit në kolonën vertebrale; Gjatë udhëtimit me automjet, përdor jastëk anatomic; - Dysheku i drejtë dhe i fortë, ndihmon në lehtësimin e dhëmbjeve të shpinës. Nëse krevati është me sustë, duhet të zëvëndësohet me dërrasë; - Për të lehtësuar dhimbjen e shpinës, mund të përdorësh terapi mjeksore në rastet kur rekomandimet e mësipërme nuk japin efektin e dëshiruar.

Nëse problem është i rënduar, të rekomandoj të drejtohesh tek mjeku që i ke bësuar ecurinë e shtatzënisë për të vlerësuar gjendjen.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti