Konsultim rreth qafes se mitres te shkurtuar
Lindita Beqa Bekteshi
(12 vite më parë)
Përshëndetje Lindita
Në këtë moshë të shtatzënisë nuk aplikohet serklazhi. Për të evituar rrezikun për lindje parakohe, të rekomandoj të marrësh preparatet që të ka rekomanduar mjekja, të qëndrosh sa më shumë shtrirë anash majtas dhe të evitosh lodhjen e tepër dhe ecjet e gjata.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
pershendtje Dr.MImosa. Desha te konsultohem me ju. Jam ne javen e 27 te shtatzenis time. Qe nga fillimi i shtatzanis kam lakune ne miter qe i kemi trajtuar me kujdes me tab.utrogestan dhe amp.clexan te cilat veq me i kam mbaruar, ndersa lakunet i kam te zhvilluar deri ne 26-27 dd. (ashtu me shkruan ne raportet e mjekes). Pasi qe bebi esht zhvillu normal (me 1 jav pak mbrapa) ajo me thot qe nuk paraqet ndonje problem te madh. Mirepo, para disa ditve isha ne kontroll dhe me beri eko, ku rezultoi se e kam qafen e mitres te shkurtuar. Desha tju pyes a do te kisha pas nevoj per cerkllazh, pasi qe gjinekologja ime nuk me permendi nje gje te tille dhe vetem me tha qe mund te kem lindje te parakohshme? ju faleminderoj paraprakisht per pergjigjen tuaj.