Marrja e vitamines C ne fillim te shtatzenise
Maliqi Besa
(12 vite më parë)
Përshëndetje Besa
Një dush i alternuar; ujë i ftohtë dhe i ngrohtë, fërkimi i trupit me shtupë, shëtitja në ajër të pastër, gjimnastika në pishinë dhe konsumi i sa më shumë lëngjeve do të jenë disa këshilla që mund të përmirësojnë gjendjen e tensionit të ulët.
Nëse marramëndja dhe plogështia shkon deri në gjendje të fikti, drejtohu tek mjeku pasi kjo mund të jetë shenjë e anemisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Jam besa, jam ne javen e 6-te te shtatzanis dhe kam probleme me tension te ulet, gjithmone sillet nga 9.0-6.5 dhe sidomos ne mengjes kam shume marramendje dhe plogeshti, disa mike me rekomanduan marrjen e vitamines c, dhe per kete desha te konsultohem me ju doktoreshe e nderuar se a eshte mire te merret kjo vitamine dhe si ndikon ajo ne zhvillimin e fetusi, dhe gjithashtu ne stabilizim te tensionit? P.S tash jam duke perdorur pregnantcare tableta me rekomandim te gjinekologut. Ju falemnderit per kohen tuaj! Me respekt besa