Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet e shumta

Pershendetje e nderuar doktoreshë Jam 22 vjeqare,jam e shqetesuar dhe prandaj ju drejtohem. Ciklin e pare menstrual e kam pasur kur isha 11vjeqe,ne fillim i kam pasur shume te qrregullta madje rast qe jane vonuar edhe deri 4-6 muaj dhe zakonisht kane zgjatur 6-7 dite. Pas disa viteve deri me sot me vijne qdo muaj,keshtu nuk me mundojne shume,pak dhimbje kam dy tri dite para tyre,po ajo qe me ben te shqetesohem eshte se diten e dyte te ciklit kam me shume gjakderdhje kurse ditet tjera shum me pak. Nuk jam vizituar asnjehere te asnje gjinekolog per shkak te rrethanave te kufizuara. Nuk kam pasur asnje forme te marredhenieve seksuale. Dhe poashtu me shqetesojne sekrecionet e bardha te perditshme nga te cilat nese nuk pastrohem çdo dite duke ndrruar minipecetat krijojne ere te pakendshme. A eshte gjendje normale? Ju falenderoj per kohen tuaj, gjitha t'mirat!

Anda Anda (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anda

Me sa ankon, nuk është gjendje normale. Dyshoj për një rregjim jo të rregullt të higjenës e cila ka sjellë një infeksion vaginal. Të rekomandoj të bësh analizë të sekrecioneve vaginale. Në pamundësi, përdor preparation ornisid, kapsula nga goja një në ditë, dhe për lyrje mund t ëpërdorësh krem meclon dy herë në ditë deri sat ë mabrohet tubeti.

Gjithë të mirat.

/komuniteti