Dhimbje te shpines ne javen e 28
Ermira Mazreku
(12 vite më parë)
Përshëndetje Ermira
Të rekomandoj që të mos marrësh indometacin sepse jep efekte anësore.
Për të lehtësuar sado pak dhimbjen në shpinë, të rekomandoj që të bësh banjë me ujë të ngrohtë ose të vendosësh borsa me ujë të ngrohtë apo të ftohtë. Qëndro sa më shumë anash shtrirë majtas, duke vendosur një jastëk mes këmbëve. Mund të përdorësh edhe korse shpine për shtatzëni. Nëse përsëri nuk do të jesh e qetësuar, të rekomandoj të përdorësh paracetamol.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh,jam ne javen e28te shtatzanise se pare,qe 4dite po behem kam shume dhimbje ne funde te shpines dhe ne dy pjeset anash barkut,isha te mjeku qe me percjell shtatezanin kisha frik mos isha hapur por jo me tha mbasi ma beri viziten,me dha terapion,magn.2x1,meclon1x1,dhe indometacon2x1vetem 3dite,indometacimi sma pushon fare dhimbjen a eshte diqka per tu brengos po me behete e padurueshme dhimbja as gjume spo mundem te bej apo te bej edhe nje vizite tjeter?!jam e shqetesuar