Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Escheria coli

Pershendetje. Kam bere urinokulturen dhe me doli escheria coli. Pyetja ime eshte a mund te jete ngjitese pra a mundet me pas edhe burri kete bakterie? Cfare antibiotiku te perdore? Kam disa muaj qe provoje te mbes shtatzene por pa sukses. Menstracionet e fundit i kam pas me 25.09 a mund te ndikoje antibiotiku keq nese gjate kesaj kohe kam mbetur shtatzene?

Marigona (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Marigona,

E. Coli eshte banor normal i traktit tretes te secilit prej nesh. Por, nese ky mikrob gjendet jashte traktit tretes, mund te shkaktoje infeksione. E. coli eshte shkaktari me i shpeshte i infeksioneve urinare. Ky mikrob mund te mjekohet me lehtesi. Ka mundesi qe edhe burri ta kete kete infeksion. Pasi qe ke bere urinokulturen, atehere patjeter qe eshte bere edhe antibiogrami. Domethene eshte gjetur se cili antibiotik me se miri lufton kete mikrob. Konsultohu me gjinekologun per te te pershkruar nje antibiotik i cili nuk ndikon negativisht (nese tashme je shtatzene).

/komuniteti