javë pas jave
Pershendetje Marta,
Mosha reproduktive e gruas perfundon normalisht rreth moshes 50 vjecare. Domethene deri ne moshen 50 vjec gruaja normalisht ka menstruacione, por pas kesaj moshe ato nderpriten. Kjo nderprerje e menstruacioneve quhet menopauze. Duke iu afruar moshes 50 vjecare, cikli menstrual crregullohet, sepse crregullohet ovulacioni. Per kete arsye gjakderdhja eshte me e rralle dhe kur ndodh ka gjakrrjedhje me te bollshme. Por, gjakrrjedhja eshte shenje e ndryshimeve kanceroze te brendise se mitres, te shtreses te cilen e quajme endometrium. Eshte fat i madh qe kanceri i endometriumit ne fazat e hershme jep gjakrrjedhje qe eshte sinjal se dicka nuk eshte ne rregull dhe se duhet te hulumtohet. Ne keto raste ne rradhe te pare duhet te perjashtohet hiperplazia ose kanceri i endometriumit. Kjo behet me nje biopsi te endometriumit (jo biopsi te qafes se mitres!). Ndihme shume te madhe jep edhe ekzaminimi ultrasonografik, sepse duke matur trashesine e endometriumit dhe vaskularizimin e tij, ne fitojme nje orientim se a ka rrezik per keto semundje apo jo. Nese endometriumi eshte i holle dhe ka vaskularizim normal, atehere nuk do te kete nevoje qe te behet biopsia e endometriumit.


Prsh dr mami im eshte me cikel ka 10 dite pa nderprerje me rrjedhje te shumte eshte nena e 5 femijeve tubat i ka lidhur ne operacionin e fundit para 10 vitesh por nuk e di keta 2 vitet e fundit periodat i ka te crregullta nje muaj nuk i vijne fare e muajin tjeter i rrijne shume dite jam ne merak se ndihet shume keq e lodhur, dhimbje shpine nuk leviz shume e bllokojne fare besoj te jem treguar e qarte, flm, ciaoo ciaoo.