Dhimbje vaginale
Ola Ola
(12 vite më parë)
Përshëndetje Ola
Nëse kryen raporte seksuale të rregullta deri në një vit dhe shtatzënia mungon, atëherë është e nevojshme kontakti me mjekun obstetër-gjinekolog. Dalja apo dhe heqja e dhëmbëve të pjekurisë nuk ka lidhje me infertilitetin.
Bëj një vizitë gjinekologjike dhe një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale të për përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni vaginal. Nëse nuk ke infeksion dhe dhimbja vazhdon, vlerëso lubrifikim vaginal duke e ndihmuar raportin seksual me xhel inert i cili tregtohet në farmaci, si dhe bëj analizë të urinës pasi dhe një infeksion urinar mund të japë ankesën që shkruan.
Gjithë të mirat.
E nderuara Dr Mimoza qe nga muaji qershor po tentoj per shtatzani dhe nuk kam pas sukses ende kam pasur kontroll un dhe burri po gjithqka eshte ne rregull nuk kemi ndonje problem dr qe jam konsulltuar me tha qe per disa shkon nje prejudhe me e gjate deri te shtatzanija .. dhembet e pjekurise me kan marr hov nga dy anet dhe po me japin shum persion dhimbje koka mos ndoshta dhe kjo eshte faktor i kesaj ,,,, dhe pytja qe desha te pyes dhe qe eshte me rendesi nga nje her kam dhimbje gjat mardhanjes qfar do te thot kjo .. ndodh rrall po kur ndodh kjo me duhet ta nderpres mardhenjen .. flm per mirkuptim ...