Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Muaji 8 dhe bebi poshte!

Pershendetje doktoresh,kam qen shtatzan dhe kom abortu ne muajin e tret .tash jom prap shtatzan edhe 12 dit e kry muajin e 8,por beba me ka ra shum posht,mjeku me ka dhen 28 vakcina clexane jom tu i marr dy ne dit ne mengjes dhe mbramje po nuk di sa jan te mira ato per bebin,kom pas edhe infeksion me ka dhon me pi amoksikllav 1000.qfar te bej jam ne rrezik te humb beben sepse po me thojn qe beba ka ren aq posht sa qe mundesh me lind pa e kryer muajin e 8.me kshilloni ju lutem .

Lorina Lori (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lorina

Injeksionet clexane, janë dhënë për të holluar gjakun dhe të rekomandoj të vazhdosh t’i përdorësh. Trajtimi me antibiotik nuk ka efekte anësore negative në këtë moshë të shtatzënisë.

Nëse mjeku mendon se je në rrezik për lindje parakohe, përdorimi i dexametazonit, 2x12 mg intra muskul është i domosdoshëm për të rritur pjekurinë e mushkrive të bebit. Trajtimit duhet t’i shtohet edhe tabletat për rilashimin e mitrës (spazmolitikë). Qëndro shtrirë anash majtas sa më shumë (rregjim shtrati), evito punët e rënda, qëndrimet e gjata në këmbë dhe ecjet e gjata. Për të vlerësuar rrezikun e lindjes parakohe bëj edhe një ekzaminim ekografik për të vlerësuar qafën e mitrës.

Uroj që shtatzënia të shkoj deri në term.

Lorina Lori (12 vite më parë)
flm shummmmm doktoresh ju uroj gjdo te mir dhe ju pershendes lorina

/komuniteti