Shtimi i sekrecioneve
Lolaa R
(12 vite më parë)
Përshëndetje Lola
Seta e vendosjes së serklazhit krijon mundësi për lindjen e një infeskioni. Gjithashtu edhe përdorimi i antibiotikëve dhe vetë shtatzënia predispozojnë kandidozë. Mirë do të jetë të bësh analizë dhe kulurë të sekrecioneve vaginale. Rezultatet tregoja mjekut për të vlerësuar situatën dhe marrë trajtimin nëse është e nevojshme.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E nderuar doktoresh, Para 10 dite me eshte bere cerkllazha per arsye se unaza e jashtme e mitres ishte e hapur nje gisht tani jam 19 jave, meqe para kesaj shtatzanie kisha dy aborte ne tremujorin e pare atehere si preventive me eshte propozuar edhe cerkllazha. Pas cerkllazhes mjeku im perveq terapise tjeter me pershkroi edhe antibiotik cefalaksin por tani tri dit pas cerkllazhes kisha si sekrecione kafe gje qe me thane se eshte normale pas intervenimit tani jam e paster por tani kam shtim te sekrecioneve te bardha te holla pa ere, pa kruarje por vetem qe eshte shtuar une jam duke bere shperlarje me kamomil dhe duke mbajtur fasha sterile dhe me duket se diq kane filluar te paksohen. Kisha deshire te me pergjigjesh a mund ky shtim I sekrecineve te vije nga perdorimi I antibiotikeve apo me eshte shfaqur ndonje infeksion.