javë pas jave
Përshëndetje Pranvera
Nuk është normale që sekrecionet hemorragjike të periudhës së lehonisë të zgjatin 4 muaj. Kjo tregon se ka një çrregullim dhe për të gjetur shkakun, të rekomandoj të bësh ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Bëj edhe një vizitë tek mjeku gjinekolog për të vlerësuar qafën e mitrës dhe të indit lidhor të shkrifët (parametrave), për të përjashtuar praninë e një infeksioni në pjesën e sipërme të organeve gjenitale (infeksion i vezëve ose i parametrave) të cilët mund të jenë shkak i dhimbjeve të herë pës herëshme në fund të barkut.
Nëse mjeku nuk konstaton praninë e këtyre infeksioneve, do të bëj ekzaminime të tjera për të gjetur dhe trajtuar shkakun e dhimbjes.
Nëse fëmijën e ushqem me qumësht gjiri, është normale që cikli menstrual të vonohet ose të jetë i çrregullt.
Gjithë të mirat.


Pershendetje Doktoresh kam nje dhimbje ne fund te barkut ka disa jav kjo m ndodh koh pas kohe ,qfar mund te jet? un jam nene tash 6 muaj cikli ende nuk me ka ardhur pas lindjes se femijes se pare.Pas lindjes gjakederdhja e lehonis m ka zgjat rreth 4 muaj por gjakdergjeje e plot nuk ka qen koh pas kohe kam pasur gjakderdhje por ngjyr kafe me shume si ne te zez.A ka mundsi qe keto dhimbje t jen per shkak qe ende nuk m kan ardhur mujoret? Ju Faleminderit per kohen tuaj.