Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Utrogestan 100 mg

Pershendetje doktoresh e nderuar una kam nje cikel te qrregullt sepse kam PCOS dhe nje doktoresh me ka pershkruar utrogestan 100 mg prej dites se dhjet te ciklit menstrual qe ti perdori nga 10 dit nga 2 tableta per ta rregulluar ciklin a ka mundesi me mbet shtatzane gjat perdorimit te tyre dhe a mundem une gjithnje per qdo muaj ti perdori ket terapi siq e pershkrova me lart pasi qe ende skam femij ju falemnderit

Pranvera Veliu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Pranvera

Utrogestani ka në përbërjen e tij progesteron dhe përdoret për rregullimin e ciklit menstrual në rastet kur ka mungesë të progesteronit që është një nga shkaqet e PCOS. Trajtimi me utrogestan, rregullon ciklin menstrual dhe krijon mundësi për fillimin e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti