Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka mundësi me tu mpi dora e djathtë prej shtatzënisë?

Jam shtatzene ne muaijn e 5, po qe disa dite kam fillu me ndje dhembje ne doren e djathte dhe po me rrin gjithe e mpire, naten gjume sen po bej, po mendoj prej shtatzenise eshte po desha te vertetoj nepermes jush ka mundesi apo jo dhe cka duhet te perdor nese po? Ju faleminderit.

Fatmire (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Fatmire,

Krampet janë dhimbje të përnjëhershme, therrëse zakonisht në muskujt e kërcirit ose të shputës, por mund te shfaqen edhe ne muskujt tjere te trupit. Më së shpeshti paraqiten natën. Nuk dihet arsyeja pse shfaqen. Ndihmon nëse ben masazh muskujve. Nëse bëni ushtrime të rregullta gjatë shtatzënisë, kjo e përmirëson qarkullimin e gjakut dhe e parandalon paraqitjen e krampeve.

Pac nje shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!

/komuniteti