Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse ndodh aborti?

Une jam Fatbardha dhe deshta te pyes se une kam pas 2 aborte spontane. 1 e kam pas qe 1 vit e tjetrin tash para 2 dite e qa eshte problemi? Une analizat i kam ba nuk kam infeksjon. Jam mire po pse qe 2 here po ndodh i njejti problem. Me gjakderdhe po e qes beben mos eshte pauz e madhe se kam. Ni. Vajz 6 vjeqre a qka. Thua. Ti te lutem kthem pergjigje se jam. Ba. Merak ta. Di. Se. Qka. Po ndodh me mu . Te pershendes diten e mir .

Fatbardha Abdullahu (12 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Fatbardha,

Shkaqet që ndodh një abort janë të shumta si; difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksione, patologjitë sistemike, faktorët imunologjik dhe shkaqe të tjera të panjohura. Mjeku duhet të tentoj të gjej shkakun. Analizat që rekomandohen mund të jenë; analiza që tregojnë gjëndjen shëndetsore të fëmrës për të përjashtuar patologjitë sistemike që janë një nga shkaqet e aborteve, analiza gjenetike që të përjashtuar shkaqet gjenetike, disa analiza të rëndësishme të hormonëve për të përjashtuar shkaqet endokrine, analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe urinës gjithashtu edhe TORCH-in për të përjashtuar faktorët infeksiozë, HSG për të përjashtuar anomalitë uterinë dhe spermograma.

Rekomandohet që tentativa për shtatzëninë e rradhës të bëhet 6-të muaj pas abortit. Dhe përpara se të tentohet për shtatzëni, mjeku duhet të bëj këshillimin parakoncepsional.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti