Lengu amnial i redukuar
Drita Krasniqi
(12 vite më parë)
Përshëndetje Drita
Duke krahasuar të dhënat që shkruan bebi ka zhvillim që shkon normal me moshën e shtatzënisë. Problem do të jetë reduktimi i likidit amniotik i cili ndodh për disa arsye. Mjeku duhet të tentoj të gjej shkakun e reduktimit të ujrave për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë dhe hartuar strategjinë e ndjekjes. Nëse ujrat paksohen për shkak të pamjaftueshmërisë të funksionit placentar, rezultat të mirë jep mbajtja e rregjimit të shtratit. Nëse ujrat paksohen për shkak se bebi ka një anomalie të veshkës apo rrugëve urinare dhe prodhon më pak urinë, pas lindjes kjo mund të korrigjohet.
Gjithë të mirat.
E nderuara doktoreshë keta, Jam shtatzënë per here te pare,jam në javen e 23+4, gjate gjithe kesaj periudhe kam pasur probleme me infeksion te lehte urinar,dhe me dhimbje herë të lehta e herë mesatare, megjithate zhvillimi i bebes deri tani ka qen normal. Viziten e fundit qe bera te gjinekologu me tha qe lengu amnial eshte lehte i redukuar,me tha te pij uje 3-4 litra ne dite.Nga terapia kam marr magnezium 300 me vit.C ,no-spa tableta dhe previt plus. Une vazhdova me kete keshille dhe vizita tjeter ishte pas 10 ditesh qe e bera,doktori me tha qe beba nuk eshte zhvilluar pothuajse fare nga vizita e fundit. Parametrat e vizites se parafundit jane keto: rzf-poz, bpd-50mm, hc-198mm, ac-187mm, fl-39mm, fw-520 gr, placenta ne murin e perparem, lengu amnial lehte i redukuar, gjestacioni j.G. Graviditas hbd 22+2 Ndersa parametrat e vizites se fundit jane keto: rzf-poz, bpd-54mm, hc-213 mm, ac-180, fl-42, placenta ne murin e perparem,lengu amnial lehte i redukuar,gjestacioni j.G., graviditas hbd 23+4 (u|t:22+3jg) Ju lutem doktoresh me tregoni qfar duhet te bej me tutje,a paraqet kjo situate rrezik per abort,cilat jane pasojat e kesaj gjendje,me udhezoni diqka ngase jam shume e shqetesuar.Shpresoj te mos ju kem merzitur dhe shpresoj te marre nje pergjigje nga ju qe t'me ndihmoni tutje.