Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Krem per stria

Pershendetje dr Mimoza ju deshiroj nje dit tmir sot ju peergzoj per punen qe beni desha tju pyes per ndonje krem jam 18 vjeqare dhe jam e martuar jam shtatzan ne javen e 15 por sot pash qe te kembet kan filluar tme behen vijat dhe desha tjju pyes per ndonje krem per kemb dhe per bark ndoshta teprova ju deshiroj pun te palodhshme..

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ylbere

Shumë grave, gjatë shtatzënisë u formohen striat, të çarat e lëkurës në gjoks, bark apo kofshë. Edhe në komunikimet e tjera kam shpjeguar se, parandalimi i tyre është i pa mundur. Por ekziston mundësia e minimizimit të pasojave. Në farmaci ndodhen medikamente të cilat mund të minimizojnë pasojat dhe t’a bëjnë lëkurën më të pranueshme nga ana estetike.

Por, mos guxo të përdorësh preparate mjeksore pa u konsultuar me dematologun. Ai duke vlerësuar gjëndjen tënde, do të rekomandoj preparatin e përshtatshëm për lëkurën tënde.

Gjithë të mirat.

/komuniteti