Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarje dhe sekrecion

Përshëndetje doktoreshë..jam 22 vjeçare,jam në javën e 18 të shtatzënisë dhe është e para për mua... Përveq sekrecionit që kam gjatë gjithë kohës që disa ditë kanë filluar edhe kruarje gjatë ditës dhe natës si dhe pas marëdhënieve kam diegie diku rreth 1 orë...Çka më rekomandoni të bëj?? Faleminderit për kohën tuaj..

Ina Ina (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Kruarjet ndodhin si pasojë e një infeksioni në traktin gjenital. Duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Rezultatin tregoja mjekut gjinekolog. Duke u bazuar në rezultatet e tyre, ai do të japë rekomandimet e nevojshme dhe trajtimin e duhur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti