javë pas jave
Përshëndetje Eldena
Gjatë shtatzënisë, ndodhin ndryshime të rëndësishme të trupit. Rritja çdo ditë e fetusit, komprimon zorrën e trashë. Komprimimi si dhe ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë e vështërsojnë të dalurin jashtë duke sjelluar atë që quhet kapsllëk.
Përmirësimi i dietës ushqimore, mbetet rekomandimi më i vlefshëm për të përmirësuar situatën e kapsllëkut. Përdorimi i ushqimeve me fibra, fruta dhe perime nën rekomandimet e specialistit si dhe gjimnastika e lehtë edhe kjo nën rekomandimin e specialistit, jep rezultate të rëndësishme në përmirësimin e situatave të mësipërme. Dieta duhet të pasurohet me zarzavate dhe perime si dhe me lëngje e komposto. Për të dominuar kapsllëkun, nuk rekomandohen të përdoren medikamentet farmaceutike.
Shtimi i ecjes në këmbë, ndihmon në lëvizjen muskulturës së zorrëve, por gjithnjë pa e tepruar duke kaluar në lodhje.
Gjithë të mirat.


Pershendetje, jam ne javen 22 te shtatzanis , kam probleme me kaps, cfar duhet te perdori? Ju faleminderit