Ligeshti ne trup
Erblina Bojaxhiu
(12 vite më parë)
Përshëndetje Erblina
Ajo që përshkruan është një gjendje që e kalojnë shumica e grave në fillimet e shtatzënisë. Zakonisht të vjellat kalojnë pas javës së 12-të të saj. Mpirja e dorës apo ndjesia si xixa xixa, mund të jetë edhe si shkak i një pozicioni të pa përshtatshëm që ke bërë natën, apo dhe i qëndrime jo të përshtatshme që mban ditën, ulur apo shtrirë. Edhe dhimbja në fund të barkut, në fillimet e shtatzënisë mund të konsiderohet normale nëse nuk është e fortë dhe nuk shoqërohet me gjakrrjedhje.
Megjithatë kontakto një mjek obstetër-gjinekolog për të vlerësuar ecurinë e përgjithshme të shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, Jam shtatzene 5 javeshe, dhe sod ne mengjes me vinte shum shum ligeshti,(sikur kur te bjen te fiket)te vjellura dhe duart me benin xixa xixa,dora e majte me eshte mpire pakes,njekohesisht kam dhe dhimbje ne fund te barkut ndonjiher. a eshte normale kjo ???