Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si te humbas peshen e barkut?

Kam lind me prejre cezariane eshte lindja e pare qe 7 muaj kam lind, dashta me ju pyet a guxoj te perdor diqka per dobesim ose a mund te bej ndonje ushtrim qa po me rekomandoni ju si gjinekologe a ka penges dika per lindje tjeter ju faliminderit ju lutem nje kshill me respekt Atdhedona

Atdhedona Gashi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Atdhedona

Pas lindjes, është normale që çdo grua të kërkoj të kthehet në peshën trupore sa më optimale dhe të pëlqyeshme. Janë disa rrugë që çojnë në rezultat të mirë. Korrigjimi i dietës ushqimore ka rëndësi të vëçantë por gjithnjë pa cënuar ushqyrjen me qumësht gjirit të fëmijës, gjithnjë nëse vazhdon ta ushqesh fëmijën me qumësht gjiri. Ushtrimet gjimnastikore apo aerobike janë një faktor i rëndësishëm i formimit të linjës trupore. Fakti se ke lindur fëmijë me operacion cesarian, nuk ka asnjë lloj influence negative apo pozitive në peshën trupore. Ndërsa ulja e peshës, është një faktor plus për shtatzëninë që tentohet atëherë kur çifti mendon për ta filluar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti