javë pas jave
Pershendetje Diana,
Nuk eshte normale qe vazhdimisht te kesh therrje dhe dhimbje ne fund te barkut.
Dhimbja mund te jete pasoje e infeksionit te vagines. Shumë gra kanë sekret të shtuar gjatë shtatzënisë. Sekreti normalisht duhet të jetë i pastër e i bardhë dhe nuk duhet të ketë erë të rëndë. Nëse sekreti ka ngjyrë ose ka erë të rëndë dhe nëse ke kruarje, mund të kesh infeksion të vaginës. Duhet të paraqitesh te mjeku. Infeksioni më i shpeshtë është kandidiaza të cilën mjeku e mjekon me lehtësi.
Mundesi tjeter eshte qe jete zbutur ose hapur qafa e mitres. Kjo merret vesh vetem me ekzaminim gjinekologjik.
Dhimbja mund te jete edhe per shkak te infeksionit urinar. Urinimi i shpeshtë është shenjë e hershme e shtatzënisë. Ndonjëherë vazhdon gjatë gjithë shtatzënisë. Në fund të shtatzënisë shkak i urinimit të shpeshtë është shtypja që ushtron koka e bebes në fshikëzën urinare.Nëse gjatë urinimit ndjen dhimbje ose ke gjakrrjedhje, mund të kesh infeksion urinar i cili duhet të mjekohet. Duhet patjetër ta kontaktosh mjekun.


Jam ne javen e 29 te shtatzenise dhe vazhdimisht kam dhimbje dhe therrje ne fund te barkut, a jane normale?