Sekreti vaginal
Genta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Genta
Për të kuptuar mbi shtatzënisë që vazhdon mbi kohën e parashikuar të lindjes, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut poshtë shënuar.
http://www.bebaime.com/perinatologjia/lindja-pas-dit-s-s-280-t-
Nëse unë do isha mjekja që do ndiqja shtatzënë tënde, për situatën që përshkruan, do kisha preferuar që lindja të bëhej sa më shpejt të jetë e mundur me prerje cezariane.
Uroj të lidësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe, desha t'ju pyes dicka. Jam shtatzene per here te pare, sot u bene 42 jave dhe procesi i lindjes ende nuk ka filluar, para dy diteve kisha sekrecion vaginal i rrëshqitshëm dhe i zgjatur – sikurse e bardha e vezës së papërpunuar, cfare do te thote kjo, mos eshte ndonje simptome e fillimit te lindjes, nese po brenda sa dite mundet me ndodhe? Tani sekretin vaginal e kam shume ne sasi te vogel, kontraksione nuk kam ende, pervec ndonje here kur beba levize kam si shtrengim por kjo ndodhe nje here ne dite por ka dite qe nuk ndodh fare. Dhimbje tjera nuk kam fare. Mjeku im me rekomandon qe duhet te pres akoma per te bere lindje normale, deri kur eshte max per pritje? Une jetoj ne Vlore, por nese me rekomandoni te beje nje vizite tek ju ne Tirane, ju lutem me thuani. Faleminderit shume dhe pune te mbare.