Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur më bie data e përafërt e lindjes?

Pershendetje doktoreshe, doja t'ju pyesja ne lidhje me daten e mundshme te ardhjes ne jete te djalit tim. Menset e fundit i kam pasur me 6 prill, por dua te theksoj qe tre heret e fundit te tyre me kane ardhur te crregullta. Nga 1 muaj qe i kam pasur me heret, 3 radhet e fundit me kane ardhur me me shume se 40 dite pra data 6 prill qe kisha menset e fundit me erdhen pas 40 apo dicka me shume ditesh. Do doja nese mund te me jepni nje date te mundshme? Flm Ani.

Ani (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ani

Nëqoftëse data 6 prill 2011 është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, shtatzënia ndodhet në javën e 27-të plus 5-së ditë, nëse cikli menstrual është 28-të ditor. Dita e mundshme e lindjes, është data 10 janar 2012.

Meqënëse kohëzgjatja e ciklit menstrual ka qënë i çrregullt apo me kohëzgjatje 40-të ditore, shtatzënia mund të ndodhet në javën e 26-të dhe data e mundshme e lindjes është 22 janar 2012.

Të sygjeroj që asnjë nga datat e parashikuara të mos i marrësh në konsideratë, por shtatzënia të ndiqet hap pas hapi deri në momentin e lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti