Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraceptivi jasemin

Prsh dr. desha tju pyes un kam vezore policistike gjinekologia me rekomandoj te marr per 4 muaj kontraceptivin jasemin desha te di a mun te japi rezultat ne pastrimin e cisteve a mund te ndodhe shtatzanija pas mbarimit te terapise pasi kam 4 vjet qe e kerkoj kete gje , por deri tani eshte e pamundur. pres pergjigjen tuaj ju falenderoj shume per kohen ce na kushtoni.

Vera Prela (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vera

Trajtimi me estro-progestativ është një nga mënyrat e trajtimit të sindromit të ovarit policistik. Nëse pas trajtimit prej 4 muajsh kistet e vezores zhduken, me stimulim të vezores dhe duke ndihmuar plasjen e folikulit shtatzënia edhe mund të ndodhë. Nëse nuk janë zhdukur kistet duhet të përdoret një tjetër mënyrë trajtimi.

Gjithë të mirat.

/komuniteti