Menstruacionet e bardha
Nora
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nora
Është e rekomanduar që kur gruaja/femra, konstaton ndryshime në sekrecionet vaginale si; në viskozitet/trashësi, ngjyrë, erë dhe pehash, duhet të diagnostikojë problemin me anë të analizës dhe kulturës të tyre në laboratorët shëndetsorë. Antibiograma përcakton medikamentet me efikasë, për trajtimin e diagnozës.
Problemet e kapsllëkut kanë të bëjnë kryesisht me konsumin e dietës “së keqe”. Rekomandohet që në ushqimin që konsumohet të shtohen perimet, frutat dhe produktet me fibra, pa lënë pas dore edhe konsumin e ujit në sasi të konsiderueshme. Nëse problemi vazhdon mbi një javë, duhet të kontaktohet mjeku.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, ka ca muaj qe kam menstruacione te bardha, ato me shfaqen tek une pas 1 jave te mbarimit te ciklit menstrual dhe per kete jam shume e shqetesuar, poashtu kam skrraja ne jashteqitje. Pres pergjigje sa me shpejte nga ju. Flm per mirekuptim!