Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendetje doktoreshe, a mund ta di a jam shtatzene? Para nje muaji kam pasur menstruacione te kafta 3 dite dhe 3 dite shume pak te kuqe kurse tash ne kete muaj pata vetem dy dite normal dhe dy dite vetem gjate urinimit ne sasi shume te vogel. Testin nuk e kam bere  dhe kam nganjehere therrje ne fund te barkut dhe barku me eshte fryer!


Pres pergjigjjen tuaj.

Linaaa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lina

Meqënëse dyshon se mund të kesh filluar një shtatzëni, bëj një test kontrolli shtatzënie për të ditur shkakun e shenjave që tregon. Sido që të rezultoj testi i shtatzënisë, kontakto mjekun gjinekolog për të definuar mbi shtatzëninë ose mbi arsyet e çrregullimit të gjakrrjedhjes menstruale.

Uroj të jetë realizuar dëshira jote.

/komuniteti