Dhimbjet e barkut ne ditet e ovulimit
Erza F
(12 vite më parë)
Përshëndetje Tuana
Shumë gra ankohen se në ditët e ovulacionit kanë dhimbje në fund të barkut. Kjo ndodh si rezultat i pranisë së një sasie likidi në hapsirën e Duglasit, i cili vjen nga plasja e folikulit. Përdorimi i qetësuesve janë të rekomanduar deri në përthithjen e likidit.
Nëse dhimbjet e barkut vazhdojnë edhe pas ditëve të ovulacionit, kontakto mjekun gjinekolog për të bërë një vizitë gjinekologjike dhe disa ekzaminime për të gjetur shkakun e dhimbjeve dhe trajtuar atë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr.Moza, un me 4-6 shkurt kam ovulimin,por jam e shqetesuar per dhimbjet ne fund te barkut ne an te majt. Me 2 dhe 3 shkurt kisha dhimbje te leht dhe te durueshme ndersa me 4 shkurt kisha dhimbje te tmershme sa qe smundsha me leviz nga shtrati,pastaj te nesermen dhimbjet mu larguan teresisht,harova te ceki kur kisha dhimbje kisha dhe nje far kollitje,ajo kollitje me ngacmonte ne bark.Dhimbja e barkut ishte sikur ngerce.Zdi sa isha e kjart ne pyetjen por besoj dhe shpresoj te me ktheni nje pergjigje. Flm shum Zoti ju shperbleft per ndihmen qe na ofroni sepse pergjigjet e juaja na ndihmojn shum.Ju uroj pun te pa lodhshme....