Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Clomid

Pershendetje doktoreshe. Un ne muajin nentor bera eko dhe me doli gjithcka mire vetem doktori me dha clomid per 2 muaj por pa rezultat shkova per eko kte muaj tek nje mjek tjeter dhe dok me tha qe nga perdorimi i panevojshem i clomid te eshte formu ne qese me uj 7 cm ne Anen e vezores se djathte. Ai me tha mjekim nuk mund te jap meqe je ne ket gjendje. A rrezikon kjo gje e mosmbetjen shtatzan? Burrit i dha hapat spermotrend a pihen nje here ne dite apo 2?

Mira Elda (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Nuk mendoj se shkak i kistit të jetë përdorimi i clomid. Madhësia 7 cm është një përmasë shumë e madhe dhe duhet të trajtohet pa tjetër. Ka dy mundësi trajtimi; trajtim me estro-progestativ për tre muaj dhe nëse madhësia nuk është reduktuar mbetet mundësia kirurgjikale si rruga e dytë. Preparatet për shëndetin riprodhues mashkullor, rekomandohen vetëm nga mjeku androlog si specialist i kësaj fushe të shkencës mjeksore, pasi mashkulli të ketë bërë analizën e spermogramës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti