Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth klomifenit

Pershendetje dok desha te pyes une kete muaj kam perdorur dufaston per rregullimin e ciklit a pas perdorimit te dufastonit dje me erdhen menstruacionet desha te pyes a guxoj te perdor klomifen kete muaj dhe prej ciles dite pasi qe jam duke tentuar per shtatezeni qe dy vite pasi qe pata nje abort dhe nje lindje parakohe dhe a guxoj te perdor klomifenin pa shkuar te mjeku flm per pergjegjjen

Be Lina (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelina

Dufastoni është preparat që ka në përbërjen e tij progesteron, i cili ndihmon në regullimin e ciklit menstrual në rastet e uljes së nivelit të progesteronit. Mund të tentosh për shtatzëni edhe pas përdorimit të tij.

Nuk të rekomandoj që të përdorësh klomifenin pa këshillën e mjekut gjinekolog, i cili e rekomandon atë pasi ka vlerësuar shkaqet e infertilitetit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti