A ekziston frika për ndonjë dështim?
Lidia
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lidia
Mbështetur në ato që shpjegon, nuk dyshoj se ka ndonjë problem në ecurinë e shtatzënisë tënde. Por, nëse lëvizjet që bën në darkë përpara se të shtrihesh në krevat, të sjellin shqetësime dhe dhëmbje në fund të barkut, atëherë mos i bëj ose bëji më të lehta dhe më të pakta në kohëzgjatje.
Të uroj shtatzëni të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje Doktoresha!
Jam ne javen e 23-te, dhe kam filluar ti ndiej levizjet e bebit ka rreth nje jave. Bera ekon morfologjike dhe cdo gje rezultoi shume shume ne rregull sipas doktorit. Ne oret e vona, ne darke, para se te bi te fle, bej disa ece jake neper shtepi, meqenese nuk kam shume aktivitet gjate dites. Mirepo ndonjehere ndjej disa si dhembje (jo te forta) ne fund te barkut, dhe i ndaloj levizjet. Doktori me tha qe nuk e kam poshte femijen, por ne pozicionin normal. Ndersa, disa mikesha me thane te bej kujdes. Theksoj se gjate dites ndjehem shume shume mire, ndersa mbasdite ndjehem e lodhur. Punen e kam shume komode.
Ju faleminderit per gjithcka, Lidia.