Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ne cilen jave fillon hapja tek shtatzena?

Une Dyshoj se Kom fillu mu qel Pak jam ne javen e 28 e qe nga java e 27 kam pas Pak dhimbje ne vagin ne mes si damrt dyqysh ndryshe e tash nuk kam dhimbje dhe nje dit me ka dhimbt perfundi barkut dhe ne an te djath me therke kur u qojsha prej vending ku isha Ulur..vetem 3dit keeto dhimbje I kisha tani sa hyra ne javen r 28 jam mir..un perdor provit plus omega 3 dhe magnezium direkt.nuk kam Pasur as nje problem gjat shtatzanis vetem kete deshta ta di ne Cilen jav fillon te qilet gruaja shtatzane posht ne vagin mos haroj ta ceki se mardhenjet I kryej pothuajse qdo dit! E zgjata Pak me fal ju pershenees.

Sara Berisha (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Qafa e mitrës deri për rreth javës së 40-të duhet të jetë e mbyllur. Të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik me sondë intravaginale ku të vlerësohet gjendja e qafës së mitrës. Nëse situata është normale, mund të vazhdosh të kryhesh raporte seksuale. Në të kundërt do bësh mirë që t’i ndërpresësh raportet seksuale dhe të marrësh trajtim nga mjeku dhe të qëndrosh sa më shumë rregjim shtrati.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti