Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam sekrecione

Pershendejte Dr. Mimoza.


Jam ne javen e 21 te shtatzenise dhe po kam sekrecione. Tani me kane filluar te shtohen, me duhet te bej ndonje analize, po shperlarja me kamomil te ben mire?


Te falenderoj qe na pergjigjesh ne pyetje.

Irena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Irena

Trajtimet popullore ndonjëherë janë të sukseshme, por trajtimet mjeksore asnjëherë nuk duhet të neglizhohen sidomos kur gratë kanë të bëjnë me shtatzëni. Infeksionet e patrajtuara, shpesh ndikojnë negativisht në ecurinë normale të shtatzënisë.

Të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, si dhe të trajtohesh me medikamentet mjeksore që do të përshkruaj mjeku gjinekolog.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti