Enterococcus dhe chlamydia pozitive
Arbnora ...
(12 vite më parë)
Përshëndetje Arbnora
Një nga shkaqet e aborteve janë edhe prania e infeksioneve. Të rekomandoj të përdorësh 7-të ose 10-të ditë antibiotikë sipas antibiogramës. Përsëriti analizat tre javë pas trajtimit dhe nëse rezultatet dalin negative, bëj një këshillim parakoncepsional me mjekun obstëtër-gjinekolog për të filluar shtatzëni të re.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar,uroj te jeni mire.Une kam pas dy aborte spontane,te parin ne javen e 5 dhe dytin ne javen e 7.Tash kam filluar analizat dhe sot e morra rezultatin e strishove dhe rezultati eshte Enterococcus dhe chlamydia - pozitive (+). Qfar lloj infeksione jane keto dhe a sherohen leht ? Ju uroj pune te mbare!