Depresioni post natal
Lori M
(12 vite më parë)
Përshëndetje Lori
Të rekomandoj të kontaktosh një psikolog, për të të rekomaduar disa metoda relaksuese për gjendjen që po kalon. Bën mirë që vazhdon të mbash me qumësht gjiri fëmijën, por paralelisht ushqeje edhe me ushqime artificiale (ose atë ushqime që ushqehen të rriturit) duke kaluar kështu në ushqyerje të alteruar. Në këtë mënyrë besoj se gjendja e fëmijës do të prmirësohet.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh. Se pari ku kerkoj ndjese per natyren e pyetjes por kam vertet nevoje per ndihme. Kam djalin gati 6 muajsh tanime por qe kur ai mbushi tre muaj une fillova te shfaqja shenja te depresionit post natal. Ate kohe fola me gjinekologun qe me ndoqi ne lindje por me tha qe nuk mund te pija asnje lloj qetesuesi pasi te gjith llojet e mundshme kalojne me qumeshtin. Gjendja vazhdoi te perkeqesohej dhe ne harkun e nje muaji me iku qumeshti. Gjendja vazhdon po e njejte. Djalit arrij ti jap vetem pak qumesht ne mengjes nga gjiri sepse dua qe te pakten sa ti beje 6 muaj ta pije dhe ate pak qumesht qe kam. Dini tme keshilloni ndonje medikament apo te ndjek ndonje lloj terapie sepse as une spo behem mire por dhe te djali po ndikon shume gjendja ime. Eshte bere shume nevrik gati i patrajtueshem. Faleminderit per kohen tuaj.