Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas lindjes

Pershendetje, jam 24 vjec dhe ka 11 jave qe kam lindur femijen e dyte. pas lindjes isha reth 6 jave me cikel por pas nje nderprerje te shkurter cikli me vjen cdo 10 dite. lindjen e kam pasur natyrale dhe femijen e ushqej me gji. a eshte normale qe te kem nje cikel kaq te shpeshte se po me shqeteson? Faleminderit

Ina Ina (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Gjakrrjedhja në 5-6 javët para pas lindjesn konsiderohen normale dhe quhet periudha e lehonisë. Nëse gjakrrjedhja vazhdon më gjatë apo e çrregullt ashtu si shkruan, tregon sa ka një problem. Të rekomandoj të kontaktosh mjekun që ka qënë i pranishëm gjatë proçesit të lindjes, për të bërë ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e kavitetit uterin dhe e vezoreve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti