Rreth analizave
Eni Eni
(12 vite më parë)
Përshëndetje Enuara
Mirë ke bërë që ke filluar të marrësh suplement hekuri, pasi analiza e gjakut tregon vlera relativisht të ulta të rezervave të hekurit.
Ka raste kur placenta është vendosur më ulët se ç’duhet të jetë, por si shtatzënia dhe lindja mund të kalojnë normal sepse është shumë e madhe mundësi që placenta të zhvendoset më sipër nga rritja më e madhë mitrës në krahasim me placentën.
Gjatë shtatzënisë, nëse të fillojnë sekrecione hemorragjike, duhet të drejtohesh menjëherë në shtëpinë e lindjes. Nëse placenta nuk migron deri në fund të shtatzënisë (java e 35-së), kujdesi duhet të jetë i madh dhe lindja është e detyrueshme të bëhet me lindje me operacion cesarian.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh jam ne javen e 26 te shtatzanis se pare. muajt e pare dmth deri sa ikam ndje levizjet e para te bebit kam qen teper e ligesht pataj mbasi i ndjejta levizjet e para u bera me e fort sikur nuk kisha asgje vetem nganjeher me shtypjen e ulet kisha problem por e kaloja leht. tash prap me edht perserit e njejta ligeshti sikur muajt e par te shtatzanis e ndjej veten shum te dobet shum te lodhur kam tahikardi dhimbje te ekstremiteteve dhimbje ne fund te barkut dhe kryqeve.mirpo dallimi nga muajt e par qendron ne at se muajt e par cdoher vlerat e analizes se gjakut me kan dal shum mir ndersa tash kur fillova te ndjej ket lodhsi perserita analizat mirpo kisha nje ndryshim ku vlerat e HGB 103 dhe vlera e FE 8.tash jam duke mar tableta Haemovit plus. ta cek edhe se gjaten analizes se duplerit mjeku me ka then qe placenten e kam me posht se femija dhe se kanalin e lindjes e kam te zene.si e spjegoni ju gjendjen time?