Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Problem me kembe

Pershendetje, jam perafersisht ne javen e 8 te shtatzanise por qe disa dite kembet kane filluar te me fryhen sidomos posht gjunjeve dhe te zogu I kembes.a osht normale kjo gje pasi qe orarin e punes e kam 9ore ne dite.Faleminderit

Edona Edona (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edona

Duke përjashtuar tensionin e gjakut si shkak i edemave, mund të thuhet se me rritjen e moshës së shtatzanisë, rritet mitra duke vështërsuar qarkullimin e gjakut nga enët e tij që kalojnë nëpërmjet barkut. Kjo situatë shkakton edemë/fryrje sidomos tek këmbët, të cilat bëhen më të dukshme gjatë lodhjes apo qëndrimit të gjatë në këmbë.

Për të lehtësuar këtë situatë, rekomandohet që disa herë gjatë ditës, shtatzëna të shtrihet me këmbë të ngritura mbi nivelin e trupit. Gjatë shtrirjes për gjumë, shtatzëna duhet të marrë pozicion majtas.

Gjithë të mirat.

/komuniteti