javë pas jave
Përshëndetje
Mirë do të ishte, që kohëzgjatja e shtatzënisë të ishte llogaritur me javë dhe në këtë mënyrë të ishte referimi. Kjo mënyrë ndjekje e shtatzënisë është shumë praktike dhe mjekët mbi kohëzgjatjen me javë të shtatzënisë, planifikojnë kontrollet, analizat dhe ekzaminimet mjeksore dhe ndjekin ecurinë e shtatzënisë.
Nëse fëmija është me peshë për rreth 2 kg, i korespondon shtatzënisë në javën e 33-34. Nëse shtatzënia tënde është rreth këtyre javëve, tregon se pesha e fëmijës është përafërsisht normale.
Nëqoftëse kërkon saktësi në lidhje të peshës së bebit me moshën e shtatzënisë, më shkruaj saktësisht se sa javë është shtatzënia ose ditën e parë të gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual.
Të uroj shtatzëni të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.


Pershendetje.
Jam Linda Avdyli nga Prishtina dhe tani jam ne muajin e shtate e tri jave te shtatzenise sime. Ajo qe me se shumti tani me intereson eshte se, edhe pse pas kontrolles se rregullt qe kam bere javen e kaluar femija ime tani peshon 2kg, dhe per kete desha te marre edhe mendimin e juaj se a eshte peshe normale qe nje femi ne barkun e nenes duhet ta kete ne kete muaj te shtatzenise apo duhet te kete peshe me te madhe, si dhe, nese po atehere ju kisha lutur per sygjerimet e juaja se cfare mund te perdore une si nene cfare ushqimi kishte me qene mire ne menyre qe ti ndihmoje femiut te rritet me shume? Pergjigjja juaj do ishte i me se e mireseardhur per mua. Andaj pres pergjigjjen e juaj si dhe ju faleminderoj ju pergezoj per sajtin e juaj se me te vertete eshte i qelluar.
Me Respekt Larglinda Avdyli.