Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndodh te kesh pak dhimbje psh ne anen e majte ne ditet e ovulimit?

Prsh, doktoresha,,,te lutem kam vene re qe diku rreth diteve te ovulimit te kem pak dhimbje ne anen e majte,,,a do te thote kjo qe po ndodh ovulimi?? apo ska lidhje fare ?? Dhe a do te thote kjo qe veza mund te jete ne anen e majte apo cfare? (theksoj qe kam bere kotrolle muajin e kaluar per maturimin e folikulit dhe doli shume mire) Si ta kuptoj kete dhimbje disi te lehte une??

2014 Ani (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anila

Dhimbjet e lehta në fund të barkut si nga ana e majtë ashtu dhe nga ana e djathtë, konsiderohen normale në ditët e ovulacionit. Nëse ato bëhen të forta, kontakto mjekun gjinekolog për të bërë një vizitë gjinekologjike dhe ekzaminime të tjera të nevojshme për të gjetur shkakun.

Gjithë të mirat.

/komuniteti