Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A me duhet edhe ndonje analize tjeter?

Pershendetje doktoreshe Une jam ne javen e 10 te shatezanise mjeku qe po me ndjek me ka dhene te bej keto anliza\: gjaku komplet sekrecionet vaginale,urina komplet analizat torch grup gjaku Antikorpet kundrejt uroplazmes dhe mykoplazmes igg, alt(sgpt).Ast(sgot), birulina,kreatinina,glukoza dhe urea. Dhe me ka thene te mar acid folik. Me duhet te bej ndonje analiz tjeter. Dhe cfare duhet te pije vitamina se diktori me tha vetem acid folik Faleminderit

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Helena

Këto analiza duhet të ishin bërë që përpara fillimit të shtatzënisë e më e pakta kur ajo ka filluar. Megjithatë bëji edhe tani që mjeku t’i ka rekomanduar.

Marrja e acidit folik duhet të kishte filluar me konstatimin e fillimit të shtatzënisë dhe duhet të vazhdojë deri në fund të javës së 12-të të saj. Mirë do bësh të fillosh dhe konsumin e multivitaminave si shtesë për vitaminat dhe mineralet të cilat nuk plotasohen dot nga konsumi ushqimor i përditshëm që bën gruaja shtatzënë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti