javë pas jave
Përshëndetje Joni
Rreth 40-të ditë pas lindjes, organet gjenitale femërore rigjenerohen, që do të thotë se rikthehen në gjendjen e tyre të paralindjes. Gjatë kësaj periudhe, që quhet edhe periudha e lehonisë, gruaja ka lohje që janë gjakrrjedhje të lehta.
Menstruacionet rikthehen me kalimin e kësaj periudhe të paslindjes, nëse ushqyerja me gji e fëmijës nuk bëhet fare ose bëhet jo në kushte të përcaktuara.
Pas lindjes është e këshillueshme, që çifti të përdorë metodat e planifikimit familjar. Nëqoftëse preferohet që ushqimi me gji i fëmijës të vazhdojë, atëherë nuk rekomandohen kontraceptivët hormonal. Midis të tjerave, një nga metodat efikase të kontracepsionit pas lindjes është spiralja. Megjithatë zgjedhja është e ciftit, por nuk duhet harruar seë përpara se të vendoset për metodën e kontracepsionit, duhet të bëhen disa analiza të thjeshta të cilat i rekomandon mjeku dhe në bashkëpunim me ty, do zgjidhet kontraceptivi më të favorshëm.
Për më tepër lexo artikullin e linkut poshtëshënuar.
http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-
I uroj shëndet fëmijës tënd dhe gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe Moza.
Po ju shkruaj ne lidhje me ciklin pas lindjes se bebit. Ka rreth 4 jave qe kam lindur dhe doja te dija kur duhet te filloje cikli normal? Vetem 2 javet e para kam patur gjakderdhje qe kane ardhur duke u zvogeluar. Gjithashtu doja te pyesja nese mund te perdoren kontraceptivet direkt kur te fillohen edhe marredhenia seksuale, a ndikon kjo te qumeshti per femijen?
Flm per pergjigjen tuaj.
Gjithe te mirat.