A mund te mbes shtatzene me cista ne vezore?
Fitore Noar Hisenaj
(12 vite më parë)
Përshëndetje Fitore
Nëse është e pranishme sindroma e ovarit polikistik, konceptimi i shtatzënisë është i vështirë dhe shkon deri në pamundësi për shkak të çrregullimeve të nivelit të hormone që janë shkaktar i këtij sindromi. Që konceptimi të jetë i sigurtë dhe shtatzënia të ketë ecuri të mbarë, duhen trajtuar kistet. Kistet trajtohen me estro-progestativ të cilat i përshkruan në recetë mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje kisha pas deshire me dit a mundem me mbet shtatzen ose a kam problem me mbet nese i kam cistat ne vezore ose me i pas te enjtura vezoret edhe cila pozit eshte me e favorshme per te mbet shtatzen ju pershendes shum pres pergjigjeje naten e mir