Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A duhet te nderhyre rreth ketij cisti apo zhduket vet?

Tentoj per shtatzani, kam pasur shtatzani normale , tani prap tentoj te kem nje shtatzani pothuaj ka dy vite, Jam 39 vjeqare . mujain e kaluar kam shkuar ne vizite dhe qelizat kane qene premordiale Dje isha ne kontroll ne diten e tret te ciklit ashtu siq me preferoi gjinekologu qe te me jepte injekcion gonadotropine , mirpo ne raport shkruan o/sin vrehet nje luf em dimens 17x15 mm dhe se folikulat jane atretike,dhe me tha nuk mund te jap injeksioningase kemi nje ciste dhe nuk e di se qka mund te na shkaktoj ajo. qelizat jane te vogla dhe me preferoi te perdorja cyclo progynova te cilat jam duke i perdorur qe 6 muaj dhe tha qe prape te shkoja per vizite ditne e trete te ciklit shkaktar rreth qelizave atretike eshte cisti te cilin e kam qe 5 muaj apo vet qelizat, dhe nese qelizat jane te vogla a ka ndonje terapi qe mund ti rris ato. Me heret jam vizituar tek nje gjinekolog tjeter dhe me tha qe je ne perimenopauze. Jam e shqetesuar dhe nuk e di a te shpresoj per shtatezani , a mund te ndryshoje gjendja e qelizave nga muaji ne muaj. A duhet te nderhyhet rreth keti jcisti apo ai zhduket vet. faleminderit per mirekuptim

Dea Dea (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dea

Terapia me estro-progestativ për zhdukjen e kistit, sipas protokollit të klinikës ku unë punoj, shkon deri në 6-të muaj. Nëse pas trajtimit me kontroll ekografik, kisti qëndron në përmasat që ka apo është zmadhuar, atëherë rekomandohet heqja e tij në rrugë kirurgjikale.

Indeksi i fertilitetit vjen duke u rritur me kalimin e moshës, gjë që do të thotë se konceptimi i shtatzënisë bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe nëse ndodh shoqërohet me rritjen e reziqeve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti